As Bastoni dhe as Schlotterbeck. Mourinho ka një emër tjetër në mendje për qendrën e mbrojtjes
14 Qershor 2026 8:07 Telesport Pas nënshrkimit me Ibrahima Konate, Jose Mourinho nuk mjaftohet vetëm me francezin, por ka kërkuar dhe një përforcim tjetër për qendrën e mbrojtjes. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra si Alessandro Bastoni apo Nico Schlotterbeck e ndonjë tjetër, Mourinho i ka idetë e qarta. “The Special One” ka kërkuar nga Perez transferimin e qendërmbrojtësit të Benfica-s, Tomas Araujo. Mourinho e njeh mjaft mirë portugezin 24-vjeçar dhe beson se ai do të jetë ylli i ri mbrojtjes së Real Madridit. Araujo është nën kontratë me Benfica-n deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 30 milionë euro. Drejtuesit e klubit madrilen ende nuk kanë nisur negociatat, pasi janë duke shqyrtuar disa pista për qendrën e mbrojtes,...
Burimi:
telesport.al