Arteta: Për disa orë mund të festojmë dhe shijojmë këtë titull, i lumtur kur shoh tifozët të gëzuar
25 Maj 2026 8:37 Telesport Pasi e riktheu Arsenal përsëri në krye të Anglisë, trajneri Mikel Arteta i shprehu emocionet e tij, duke festuar titullin e Premier League me tifozët. Një moment historik që tifozët e kishin pritur prej 22 vitesh. Trajneri spanjoll theksoi se suksesi i “Topçinjve” është rezultat i një udhëtimi të gjatë dhe shpesh të ndërlikuar, i shënuar nga momente të vështira, por edhe nga një forcë e jashtëzakonshme kolektive. “Është diçka e mrekullueshme. Shikoni lumturinë e njerëzve në tribuna: ata e kanë pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Edhe ne kemi kaluar kohë të vështira gjatë rrugës, por kur shihni një reagim si ky, e kuptoni se çdo sakrificë ia ka vlejtur“, tha Arteta. Trajneri më pas pranoi se...
Burimi:
telesport.al