Arteta i magjepsur nga Vinicius Jr, por ardhja e tij do të pasohet me largimin e një tjetër braziliani
28 Korrik 2026 11:30 Telesport Ndërsa Arsenal po planifikon të sjellë në Londër sulmuesin e Real Madrid, Vinicius Junior, një tjetër brazilian mund të lërë kampionët e Premier League. Qëndrimi i Gabriel Martinelli në “Emirates” është gjithnjë e më shumë në dilemë. Sipas “TEAMtalk”, skuadra londineze dëshiron të nënshkruajë Vinicius Junior në merkaton e kësaj vere. Edhe skuadra e Real Madrid është treguar e gatshme ta shesë sulmuesin brazilian këtë verë nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re. Kontrata e Vinicius Junior me “los blancos” skadon në verën e vitit 2026 dhe mësohet se përfaqësuesit e lojtarit kanë folur me ata të Arsenal. Madje kampionët e Anglisë synojnë ta bëjë atë futbollistin e tyre më të paguar. Por ky afrim mund të sjellë largimin...
Burimi:
telesport.al