Arteta: Atmosfera e “Emirates” tani është magjike, duam t’u dhurojmë tifozëve atë që ata meritojnë
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së sotme që “topçinjtë” do të luajnë në fushën e tyre ndaj Burnley. Një fitore do t’i afronte londinezët edhe më shumë me titullin kampion në Premier League. Spanjolli, sqaroi se pas ardhjes në klub ka punuar shumë për ta transformuar “Emirates” në një stadium armiqësor për ekipet mysafire. “Ishte gjëja e parë që doja të ndryshoja sepse disa ditë para se të emërohesha këtu”, tha Arteta. “Kur isha në stolin tjetër, asokohe me Manchester City dhe ai imazh, ajo ndjesi e stadiumit pa tifozë, 50%e stadiumit ishte bosh, më preku vërtet. Pas Covid na u desh të rindërtonim gjithçka. Tani, kur shoh këtë transformim dhe atë gëzim tek njerëzit jam i...
Burimi:
telesport.al