Arsenal vuan shumë, por në fund fiton derbin londinez dhe është shumë afër titullit (video)

Arsenal vuan shumë, por në fund fiton derbin londinez dhe është shumë afër titullit (video)

Arsenal ka marrë sot ndoshta fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni. “Topçinjtë” kanë fituar 0-1 në derbin londinez ndaj West Ham, ekip që i duhen pikët pasi është me një këmbë në Championship. “Topçinjtë” e nisën vrullshëm takimin, duke pasur dy raste të pastra në dy minuta, 9′ dhe 10′, me Leandro Trossard, por belgu nuk u tregua i saktë në momentin final. Në minutën e 13-të, goditja e Riccardo Calafiori shkon pak jashtë shtyllës së majtë. Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe pjesa e dytë ishte nën ritmet e pjesës së parë. Në minutën e 79-të, David Raya bëri një pritje shpëtimtare ndaj Mateus Fernandes, duke mbajtur në lojë Arsenalin. Derbi londinez...