Arsenal thatë me Liverpulin, Milan ‘katranos’ në “San Siro”

Arsenal thatë me Liverpulin, Milan ‘katranos’ në “San Siro”

Premier League luajti sot supersfidën Arsenal- Liverpul. pas 90 të zjarrta fundi mbeti i njëjtë me atë të startit…0-0. Ndalesa e Sitit dhe Aston Vilës dje dhe mundësia e një triumfi eventual sot të skuadrës së Artetës në “Emirates” shkuan ‘dëm’ pasi ‘topçinjtë’ qëndruan vetëm 5 pikë larg ndjekësëve. Për Reds kjo dëshmoi se skuadra përpos mungesave të Salah e Isak di të sillet si e fortë me të fortat. Ndërkohë në Serie A, Milan del me vetëm një pikë përballë Xhenoas së Daniele de Rosit. madje skuada liguriane ishte shumë pranë fitores ndërsa në shtesë Xhenova humbi një penallti. Goli i parë i shënuar nga Kolombo (28′) i dha epërsinë miqëve të cilët u kapën nga Milan në shtesë përmes golit të Rafael Leaos...