Arsenal nuk pret fundin e sezonit, vendos të paguajë 52 milionë euro për futbollistin e huazuar
9 Mars 2026 18:45 Telesport Piero Hincapie i ka bindur të gjithë me perfomancat e tij në sezonin e parë me fanellën e Arsenalit, ku ekuadoriani është i huazuar nga Bayer Leverkusen. Fabrizio Romano zbulon se drejtuesit e Arsenalit janë tashmë të bindur për aftësitë dhe cilësitë e 24-vjeçarit dhe do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të tij për shifrën 52 milionë euro. Leverkusen do të mbajë 10% të së drejtës mbi lojtarin në rast të shitjes në të ardhmen. Piero Hincapie luan si qendërmbrojtës, por mbulon shumë mirë edhe krahun e majtë të mbrojtjes. Ekuadoriani shihet si një investim afatgjatë për “Topçinjtë”, duke parë formën e treguar këtë sezon.
Burimi:
telesport.al