Arsenal fiton edhe me rezervat, Arteta: Të gjithë do të jenë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit

Arsenal fiton edhe me rezervat, Arteta: Të gjithë do të jenë të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit

Arsenal e mbylli fazën e grupeve të Champions League në vendin e parë, me tetë fitore dhe 24 pikë të plota. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me këtë rezultat dhe paraqitjen e skuadrës së tij në këtë turne deri më tani. Në sfidën e fundit, “topçinjtë” fituan 3-2 ndaj Kairat Almaty, ku protagonist ishte Viktor Gyokeres, me një gold he një asist. Ndeshje ku mjaft nga titullarët qëndruan pushim dhe ata që kanë luajtur më pak patën mundësi të tregojnë vlerën e tyre. “Mendoj se cilësia që Viktor tregoi, mënyra se si u lidh me ekipin, goli që shënoi, asistimi që dha në pjesën e parë, ishte një performancë vërtet pozitive. Sigurisht që ai donte të vazhdonte të luante, kështu që...