Arsenal fiton derbin ndaj Chelsea-t, falë goditjeve nga këndi. “Blutë” rrezikojnë të mbeten jashtë Champions-it (video)
Arsenal ka fituar 2-1 në derbin e madh londinez ndaj Chelsea-t, të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 28-të. Supersfida u zhbllokua në minutën e 20-të. Bukayo Saka kroson nga goditja e këndit, Gabriel pason me kokë për William Saliba, francezi e shtyn topin në rrjetë. Goli i barazimit për “Blutë” do të vinte në minutat shtesë në fund të pjesës së parë, ku pas krosimit të Reece James ishte Piero Hincapie, që e dërgoi në mënyrë të pafat topin në portën e tij. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 66-të, Arsenal gjen sërish golin e avantazhit, sërish erdhi nga goditja e këndit. Kroson Declan Rice, Jurrien Timber e dërgon në rrjetë. Arsenal tani ka 16 gola që nisin nga goditjet...
Burimi:
telesport.al