Arsenal e nis sezonin e ri me një lajm të keq, Saliba do të mungojë për një periudhë të gjatë pas dëmtimit
23 Korrik 2026 8:30 Telesport Arsenal ka konfirmuar se William Saliba do të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në shpinë. Megjithatë, mbrojtësi qendror francez nuk pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, sipas një deklarate të klubit. Saliba u zëvendësua në minutën e 30-të të humbjes së Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. “William Saliba është rikthyer pas Kupës së Botës, ku luajti një rol thelbësor te Franca“, thuhet në deklaratën e Arsenal. “Vlerësimet e mëvonshme të specialistëve mbi kthimin e William në Londër këtë javë kanë konfirmuar se ai ka pësuar një dëmtim në shpinë që do të kërkojë një periudhë rehabilitimi. Vlerësimet e gjera kanë arritur në përfundimin se ndërhyrja kirurgjikale nuk rekomandohet, por lojtari...
Burimi:
telesport.al