Arsenal e ka lënë me pasoja, Atletico mposhtet në shtëpi. Celta Vigo me fitore të jashtëzakonshme në “Metropolitano” (video)

Arsenal e ka lënë me pasoja, Atletico mposhtet në shtëpi. Celta Vigo me fitore të jashtëzakonshme në “Metropolitano” (video)

9 Maj 2026 20:35 Telesport Pas eliminimit nga Arsenal në gjysmëfinalet e Champions League, Atletico Madrid nuk ka më asnjë motivim për këtë sezon. Një tjetër sezon pa trofe. Në sfidën e javës së 35-të të luajtur në “Metropolitano” ndaj Celta Vigo-s, Atletico u mposht 0-1. Golin vendimtar për miqtë e shënoi Borja Iglesias në minutën e 62-të. Me këtë tre pikësh të artë, Celta Vigo renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë, tre pikë më pak se Betis i vendit të pestë. Kujtojmë se La Liga do të dërgojë 5 ekipe në Champions League, ndaj fitorja e sotme e fut në lojë direkt Celta Vigo-n. Në anën tjetër, Atletico Madrid renditet në vendin e katërt dhe e ka siguruar zyrtarisht biletën për Champions-in...