Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Arsenal dhe Real Madrid futen në garë për zbulimin e madh të Milanit këtë sezon, kushton 45 mln euro
27 Dhjetor 2025 18:48 Telesport Listës së gjatë së ekipeve të interesuar për Davide Bartesaghi, zbulimi i madh i Milanit në krahun e majtë të mbrojtes, i janë shtuar së fundmi dy klube të tjera të mëdha si Real Madrid dhe Arsenal. 19-vjeçari i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2030, është aktivizuar në 13 ndeshje këtë sezon me kuqezinjtë dhe ka shënuar 2 gola deri tani dhe një asist. Vlera e talentit italian në treg është rreth 45 milionë euro, një shifër e majme, por që ekipet “big” si Arsenal, Real Madrid, Chelsea, Man. City, Bayern e PSG, janë të gatshme ta paguajnë. Por, duket e pamundur që Milan të heq dorë prej një talenti si Davide Bartesaghi, pavarësisht interesimit të madh...