Arsenal – Barcelona, nis gara për djaloshin që luan si Eden Hazard
8 Shkurt 2026 12:02 Telesport Arsenal dhe Barcelona po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar talentin e ri të Ajax-it, Mika Godts. Sipas Voetbal International, dy gjigantët europianë kanë bërë kërkesa zyrtare pranë klubit holandez për të mësuar më shumë rreth situatës dhe disponueshmërisë së futbollistit belg. Te Arsenali, Godts shihet si një investim për të ardhmen, me drejtuesit londinezë që e konsiderojnë atë si një pasardhës të mundshëm të lojtarëve si Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard. Sulmuesi i krahut ka tërhequr vëmendje për stilin e tij të lojës dhe është krahasuar shpesh me Eden Hazard, çka e bën edhe më tërheqës në merkato.
Burimi:
telesport.al