Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, është lojtari me vlerësimin më të lartë në kampionat

Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, është lojtari me vlerësimin më të lartë në kampionat

Arlind Ajeti po gëzon një formë pozitive në radhët e Bodrumsporit. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kundër Alaniasporit. Bodrumspori fitoi me shifrat e thella 0-5, ku dy prej golave mbajnë autorësinë e Ajetit. Lojtari i Kombëtares është vlerësuar me notën 9.5 nga “Sofascore”, e cila është edhe nota më lartë për javën e kaluar të Ligës së Parë të Turqisë. Paraqitja e kryer në fushë e lojës e ka përfshirë Arlind Ajetin në formacionin më të mirë të javës./Sport Ekspres/