Argjentina publikon listën paraprake për Kupën e Botës, mungon ylli i madh i Serie A
Argjentina zbuloi këtë të hënë listën paraprake me 55 lojtarë, për Kupën e Botës 2026. Në fund do mbeten vetëm 26 lojtarë, ashtu si për çdo kombëtare tjetër. Kjo listë e parë ka një kombinim perfekt mes lojtarëve kryesorë që triumfuan në Katar në vitin 2022 dhe një brezi të ri dhe premtues të udhëhequr nga lojtarë si Franco Mastantuono, Claudio Echeverri dhe Nicolas Paz. Në këtë listë paraprake bie në sy mungesa e Paulo Dybala, i cili nuk ka kaluar një sezon të mirë te Roma, pa harruar këtu edhe dëmtimet e vazhdueshme. Ndërsa pjesa tjetër nuk përbën surprizë. Boshti kryesor i ekipit përbehet nga lojtarë si Lionel Messi, Emiliano Martinez, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Rodrigo De Paul, Lautaro...
Burimi:
telesport.al