Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Kush do ta ketë kurorën e mbretit të futbollit për 4 vitet e ardhshme: Spanja apo Argjentina? Tradita është në anën e amerikano-latinëve, që do të luajnë sot në mbrëmje finalen e tyre të 7-të në histori, ku 3 prej tyre i kanë kaluar me sukses dhe 3 i kanë humbur. Messi me shokë kërkon të vendosë yllin e katërt në fanellë. Por historia e Argjentinës me Botërorin nuk ka nisur mirë. Në Botërorin e parë të vitit 1930 humbi përballë Uruguait 4-2. Në vitin 1978 u desh shtesa përballë Holandës për të fituar 3-1 me dopietën e Kempes dhe Bertonit. Trofeu i dytë i Botërorit u fitua nga Albicelestët në vitin 1986, 3-2 kundër Gjermanisë. Katër vite më vonë, Maradona me shokë u thyen...