Argjentina e favorizuar? Vazhdon “stuhia” mbi arbitrat: “Përjashtimi i Embolo nuk parashikohej nga rregullorja”
28 Korrik 2026 13:00 Alfred Lleshi Përjashtimi i Breel Embolo në ndeshjen Argjentinë-Zvicër, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, erdhi si pasojë e një interpretimi të gabuar të rregullores. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB), organi që përcakton rregullat e lojës, sqaroi se klauzola për gabimin në identifikimin e lojtarit, gjë për të cilën arbitri u thirr nga VAR-i, mund të përdoret vetëm për të identifikuar futbollistin që ka kryer faullin dhe jo për të rishikuar apo ndryshuar vetë faullin, si në rastet e simulimit. IFAB bëri të ditur se do të rishikojë protokollin e VAR-it. Gjatë Kupës së Botës pati dy raste të simulimeve që nuk u konstatuan në fushë, por u “korrigjuan” nga VAR-i. Në SHBA-Paraguaj, arbitri Danny Makkelie fillimisht...
Burimi:
telesport.al