Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ardon Jashari po kthehet në formë te Milani, Broja gëzon fëmijët si Babagjysh te Bërnli
Adriatik BALLA Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, ka folur për raportin me trajnerin Masimiliano Alegri dhe për pritshmëritë e ekipit. Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ai shpjegon se ndikimi i Alegrit është vendimtar. “Ai është gjithmonë pranë nesh, u jep besim individëve dhe gjithë dhomës së zhveshjes. Për sukseset tona është thelbësor. Nga një trajner si ai mund të mësoj shumë.” Lidhja e veçantë ka të bëjë edhe me rolin që Alegri kishte si futbollist, të ngjashëm me atë të shqiptarit. Për Jasharin, të luash te Milani ishte një ëndërr dhe ai bëri maksimumin për të arritur tek klubi kuqezi. “Klub Bruzhe kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha idetë e qarta dhe më shihja vetëm këtu”, nënvizoi ai....