Arbitri spanjoll akuzohet për sulm sek*ual; telefoni dhe kamerat zbuluan të vërtetën
11 Shkurt 2026 9:59 Alfred Lleshi Policia ndaloi një arbitër të “Segunda División” pasi dyshohet për sulm seksual ndaj një prostitute në Gijón, duke u paraqitur si polic kombëtar. Ai u lirua më pas, por mbetet nën hetim. Sipas “La Nueva España”, arbitri u identifikua nga Agjencia e Kujdesit për Familjen dhe Gruan përmes telefonit celular, pasi “viktima” dha numrin nga i cili e kontaktoi dhe më pas e identifikoi në një foto. Sipas “El Comercio”, arbitri mohoi të kishte qenë në banesën ku ndodhi ngjarja, por u kap nga kamerat e sigurisë duke hyrë në portë. Ngjarja ndodhi në lagjen El Llano të Gijónit, “viktima” e raportoi sulmin seksual. Ai u mor në komisariat, deklaroi dhe u lirua me akuza, duke pritur vendimin gjyqësor....
Burimi:
telesport.al