Arbeloa: Ne jemi Real Madridi i 15 Champions-ve, nuk e quaj mrekulli përmbysjen

Arbeloa: Ne jemi Real Madridi i 15 Champions-ve, nuk e quaj mrekulli përmbysjen

Álvaro Arbeloa doli në konferencë për shtyp në “Allianz” para përballjes me Bayernin. Trajneri i Real Madridit nuk zbuloi zëvendësuesin e Tchouaméni, por theksoi se e ka vendosur formacionin dhe se nuk nevojitet mrekulli për gjysmëfinalen. Ndeshja e sotme – “Kemi shumë dëshirë. Jemi të bindur se mund ta bëjmë përmbysjen dhe jemi gati për një ndeshje të madhe”. Përmbysja – “Nëse ka një ekip që beson te përmbysja, jemi ne. Do të kemi më shumë lojtarë në dispozicion se në ndeshjen e parë. Askush nuk e di rezultatin, por do ta nderojmë stemën tonë”. Pa Tchouaméni – “Kemi shumë opsione: Camavinga, Thiago, Valverde… Jam shumë i qetë. E di formacionin dhe kam besim, edhe te ata që hyjnë nga stoli”. Për Bayernin – “Nuk...