Arbeloa mbeti jashtë “top 8”: Nuk jemi eliminuar, kemi edhe dy ndeshje për ta kaluar raundin
29 Janar 2026 8:35 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa mori mbi vete gjithë përgjegjësinë për humbjen e Real Madridit ndaj Benfica, që e la jashtë “top-8” së Champions League: “Nuk pendohem për asnjë mesazh, sepse është ajo që besoj. Nëse mendoni se ndeshja ishte kështu sepse dy lojtarët e përparmë nuk vrapuan mjaftueshëm, nuk jam aspak dakord”. Për ndeshjen: “Sonte ishim larg asaj që donim të ishim. Nuk arritëm të qëndronim 90 minuta në nivelin e kërkuar. E dinim që kishim shumë për të përmirësuar, na mbetet ende shumë punë”.Për golin e portierit: “Nuk është hera e parë që më shënon një portier. Ata morën përsipër rrezik, edhe ne po ashtu. Në fund fituan ata”. Për Benfica dhe përqafimin me Mourinhon: “Nuk më surprizoi. E njihja...
Burimi:
telesport.al