Arbeloa mbështet Florentino Perez: Po, Real Madridit i kanë vjedhur 7 kampionate
13 Maj 2026 13:12 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa është rreshtuar plotësisht në krah të Florentino Pérez. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Oviedo, trajneri deklaroi: “A i janë vjedhur Real Madridit 7 tituj të La Liga-s? Sigurisht”. Një ditë më parë, Perez kishte denoncuar ekzistencën e një fushate anti-madridiste nga sektorë të caktuar të medias dhe grupe tifozësh kundër rizgjedhjes së tij. Arbeloa tha: “Çdo tifoz i Real Madridit që e dëgjoi presidentin dje do të bjerë dakord se ai duhet të mbrojë interesat e klubit dhe se Reali trajtohet ndryshe nga klubet e tjera”. Për pretendimin e 7 titujve “të vjedhur”, ai shtoi: “Të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Jam i sigurt se ka edhe gjëra...
Burimi:
telesport.al