Anthony Joshua i plagosur pas një aksidenti me makinë, që ka lënë dy viktima në Nigeri

Anthony Joshua i plagosur pas një aksidenti me makinë, që ka lënë dy viktima në Nigeri

Pamjet, ende të paverifikuara në mediat sociale, tregojnë boksierin britanik Anthony Joshua të plagosur, duke u përpjekur të shpëtojë nga një aksident me makinë në Nigeri. Në këtë aksident thuhet se dy persona kanë humbur jetën. Ish-kampioni britanik i botës në peshat e rënda shihet i ulur në sediljet e pasme të një automjeti që është përfshirë në një përplasje të rëndë. Joshua, i cili është i vetëdijshëm në pamjet filmike, shihet duke u dridhur nga dhimbja para se të ndihmohet të dalë nga automjeti i aksidentuar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të mëngjesit, sipas orës lokale të hënën, përgjatë një pjese të ngarkuar të autostradës Lagos-Ibadan. Një raport paraprak tha se Joshua pësoi lëndime të lehta dhe dy persona humbën jetën....