Ansu Fati, natë speciale në Real Madrid–Monaco: Për mua do të jetë gjithmonë një “El Clásico”

Ansu Fati, natë speciale në Real Madrid–Monaco: Për mua do të jetë gjithmonë një “El Clásico”

20 Janar 2026 9:33 Alfred Lleshi Jo një ndeshje si gjithë të tjerat. Ansu Fati përgatitet për një mbrëmje plot emocione në “Santiago Bernabéu”, ku sonte do të përballet me Real Madridin, me fanellën e Monaco, në Champions League. Sulmuesi, në huazim nga Barcelona, foli për “Movistar+” para ndeshjes. “Të përballesh me Real Madridin, si lojtar i Barcelonës, edhe pse i huazuar, është gjithmonë një ‘El Clásico’, – shpjegoi Fati, duke shprehur krenari për Lamine Yamal: – Për moshën e tij dhe atë që ka treguar, i uroj gjithmonë më të mirën. Vjen nga ‘La Masia’ dhe është arsye krenarie”. Fjalë të forta edhe për Kylian Mbappé: “Është një lojtar i madh. Nuk i uroj më të mirën për këtë ndeshje (qesh), por është mes...