Anësori spanjoll që po befason në Premier: Ika nga Milan pasi e dija se aty nuk do të luaja sa duhet
Alex Jimenez, anësori i djathtë në pronësi të Milan, por që luan në huazim për Bournemouth në Premier League, ka folur për “Mundo Deportivo”: “Aktualisht jam i përqendruar te Bournemouth, por kthimi te Real Madrid do të ishte një ëndërr sepse u rrita atje. Është shtëpia që më mësoi të jem ai që jam sot”, tha spanjolli. Më tej, 20-vjeçari, shtoi: “Tani e di që kam një kontratë këtu dhe jam shumë i lumtur, nuk e di se ku do të luaj në të ardhmen. Ndjeva sikur nuk do të merrja minutat që dëshiroja te Milan këtë sezon. E pashë këtë si një mundësi dhe mendoj se po e shfrytëzoj”. “Fakti që trajneri është spanjoll ishte thelbësor, ndaj mendova se ai mund të më ndihmonte...
Burimi:
telesport.al