Ancelotti ia bën “tetë me dy” Neymarit për Kupën e Botës. Zbulohen rregullat strikte të italianit për sulmuesin

Ancelotti ia bën “tetë me dy” Neymarit për Kupën e Botës. Zbulohen rregullat strikte të italianit për sulmuesin

20 Maj 2026 19:20 Telesport Carlo Ancelotti ka thirrur Neymar në listën me 26 lojtarë të grumbulluar për Kupën e Botës, e cila nis më 11 qershor. Përpara se të shpallte listën, mediet braziliane zbulojnë se Ancelotti ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Neymarin dhe i ka bërë të ditur kushtet e tij, të cilat janë pranuar të gjitha nga sulmuesi. Ndër kushtet e diskutuara ishin: nuk do të jetë ai automatikisht kapiteni, mosgarantimi i vendit të titullarit, kufizimet në praninë e të afërmve të sulmuesit në kampin e ekipit dhe një kufizim në aktivitetin në mediat sociale gjatë gjithë periudhës që Brazili do të jetë i angazhuar në Botëror. Pasi gëzoi një status të privilegjuar te Brazili për vite me radhë nga trajnerët...