Allegri: Na mungon edhe një fitore për objektivin tonë, Interi mbetet favorit për titullin

Allegri: Na mungon edhe një fitore për objektivin tonë, Interi mbetet favorit për titullin

9 Mars 2026 8:21 Alfred Lleshi Max Allegri iu përgjigj menjëherë pyetjes për herën e fundit kur Milani fitoi të dy derbet në një sezon: “Nëse të kujtohet, si përfundoi atëherë?” Trajneri kuqezi saktësoi: “Atë sezon fituam kampionatin, por tani Interi ka 7 pikë avantazh dhe janë shumë. Mund të ishim më të kthjellët në 30 metrat e fundit, por duhet të jemi të kënaqur. Kemi arritur kuotën 60 pikë, duke mbajtur pas Como dhe Juventus. Kemi punuar 6 muaj për të arritur në mars në gjendjen më të mirë, tani vendoset sezoni”. Për golin e fitores në derbi shtoi: “Luis Henrique është lojtar i mirë, por e kishim përgatitur atë situatë. Edhe para golit pati një krosim të Rabiot. Estupinan, duke avancuar përpara, mund...