“Allegri është mjeshtër. Jam këtu për të fituar, objektivi të rikthehemi në Champions”
28 Mars 2026 11:49 Alfred Lleshi Ardon Jashari, në një intervistë për “Il Foglio”, foli rreth muajve të të tij të parë në ambientin e Milanit dhe rëndësinë e një trajneri si Massimiliano Allegri: “Ai është një mjeshtër për mua, përpiqem të mësoj shumë. Ka eksperiencë të madhe. Më flet shpesh, më thotë të përfshihem më shumë, të luaj me intensitet dhe të shfrytëzoj çdo mundësi për gjuajtje. Më nxit të përmirësohem edhe në stërvitje, sidomos sepse pozicioni im ka ndryshuar shumë vitet e fundit”. Shqiptaro-zvicerani, i ardhur në janar nga Brugge, ka objektiva të qarta: “Jam këtu për të fituar. Dua ta bëj këtë për veten, skuadrën dhe tifozët. Dua të jap maksimumin çdo ditë, me entuziazëm dhe profesionalizëm. Shpresoj ta vesh këtë fanellë...
Burimi:
telesport.al