“Allegri është garanci për këdo që synon majat, Milani duhet ta mbajë fort”

“Allegri është garanci për këdo që synon majat, Milani duhet ta mbajë fort”

Në intervistën e dhënë për “Tuttosport”, Miralem Pjanić foli, përveç Juventusit, edhe për ish-trajnerin e tij Massimiliano Allegri, aktualisht në krye të Milanit. Me teknikun livornez, kuqezinjtë, pas vendit të tetë sezonin e kaluar, konsiderohen kandidatë për titull. “Isha i sigurt, – thotë Pjanić, – Allegri është garanci për këdo që synon majat. Është një trajner i madh dhe kush e ka, duhet ta mbajë fort”. Nuk e bëri këtë Juventusi, që u nda me të pas tri vitesh të vështira, ku kualifikimi në kupat europiane shihej si objektiv minimal. Sipas Pjanić, nuk ka vend për pendesë: “Pas 8 vitesh (5 para dhe 3 pas, me Sarri dhe Pirlo në mes), ndoshta cikli i tij bardhezi kishte mbaruar. Tani me Spallettin, besoj se Juventusi është...