“Allegri dhe Conte janë modelet e mia. I pari të shfrytëzon, i dyti të bashkon”

“Allegri dhe Conte janë modelet e mia. I pari të shfrytëzon, i dyti të bashkon”

30 Mars 2026 9:59 Alfred Lleshi Stephan Lichtsteiner, ish-lojtar i Lazios dhe Juventusit, sot trajner i Baselit, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, duke folur kryesisht për ish-trajnerët e tij, të cilët tani i shërbejnë si modele referimi. Ai filloi me Antonio Conte: “Me të jam rritur jashtëzakonisht shumë. Jam bërë lojtar që munda të konkuroja në nivelet më të larta ndërkombëtare për disa sezone dhe nga çdo pikëpamje. Është në nivel shumë të lartë teknik-taktik dhe nxjerr maksimumin nga lojtarët në aspektin fizik. Arrin ta shfrytëzojë maksimalisht një futbollist dhe një ekip në kohë të shkurtër. Ai mishëron dëshirën për të fituar dhe mentalitetin fitues, ditë pas dite”. Për Massimiliano Allegrin tha: “I shkëlqyeshëm në ndërtimin e ekipit. Di të krijojë një...