Alisson te Juventusi? Reagon Slot: Mendoj vetëm ta rikthej në portë, pjesa tjetër janë thashtetheme

Alisson te Juventusi? Reagon Slot: Mendoj vetëm ta rikthej në portë, pjesa tjetër janë thashtetheme

24 Prill 2026 14:30 Alfred Lleshi Te Liverpool, çështja e portierit është bërë qendrore javët e fundit, por Arne Slot kërkon të përqendrohet tek e tashmja. Trajneri nuk shpërqendrohet nga zërat e merkatos që e lidhin Alisson Becker me Juventusin dhe sqaron prioritetin e tij. Portieri brazilian mungon prej më shumë se një muaji për shkak të një problemi në bicepsin femoral, i dyti këtë sezon. Mungesa e tij është ndier, situata u ndërlikua edhe më shumë pas dëmtimit të Mamardashvili në derbin e Merseyside, duke hapur mundësinë e titullarit për Freddie Woodman. Slot mbetet i qartë: “Jam i fokusuar vetëm tek e ardhmja e afërt, pra ta rikthej në portë sa më shpejt”. Ai thekson se braziliani është afër rikthimit, duke zbehur zërat për të...