Alcaraz dhe Sabalenka sigurojnë çerekfinalet e Australian Open, eliminohen Mevedev dhe Muchova

Alcaraz dhe Sabalenka sigurojnë çerekfinalet e Australian Open, eliminohen Mevedev dhe Muchova

25 Janar 2026 11:06 Telesport Ka startuar raundi i katërt i grand slam të Australian Open, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që avancojnë në fazën çerekfinale. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 1 në botë, fitoi me vështirësi 3-0 (7-6, 6-4, 7-5) ndaj amerikanit Tommy Paul. Në çerekfinale shkon edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi po 3-0 (6-2, 6-4, 6-4) Francisco Cerundolo. Në sfidat e tjera të luajtura sot fiton edhe Learner Tien, që eliminoi rusin Daniil Medvedev, ndërsa Alex de Minaur mund Alexander Bublik. Te femrat, kualifikohet bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 (6-1, 7-6) Victoria Mboko. Fitore e merituar e numrit 1 në botë. Në cerekfinale shkojnë edhe amerikania Coco Gauff (mundi 2-1 Karolina Muchova) e Iva Jovic (mundi 2-0 Yulia Putinseva).