Al-Hilal befason Barcelonën, zbulohet shifra që kërkon klubi arab për të lënë të lirë Joao Cancelo

Al-Hilal befason Barcelonën, zbulohet shifra që kërkon klubi arab për të lënë të lirë Joao Cancelo

24 Mars 2026 18:51 Telesport Pas rikthimit te Barcelona gjatë merkatos së janarit, Joao Cancelo ia ka dalë të bindë Hansi Flick dhe gjithë të tjerët për nivelin e tij, duke fituar vendin e titullarit në krahun e majtë te katalanasit. Cancelo ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asiste deri tani. Pavarësisht formës së mirë të treguar deri tani, Cancelo në fund të sezonit do të rikthehet tek Al-Nassr, aty ku ka dhe një vit kontratë, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Mediet vendase bëjnë me dije se drejtuesit e Al-Hilal janë të vendosur për rikthimin e Cancelo-s në ekip, portugezi do të largohet përfundimisht nga klubi saudit vetëm për shifrën 15 milionë euro, pavarësisht se kontrata i skadon vetëm një...