Akanji i frikësohet Arsenalit: Një nga skuadrat më të kompletuara dhe të mira të Europës

Akanji i frikësohet Arsenalit: Një nga skuadrat më të kompletuara dhe të mira të Europës

20 Janar 2026 7:35 Alfred Lleshi Në prag të Inter-Arsenal, ndeshja e shtatë e fazës së ligës së Champions League, Manuel Akanji foli në konferencë për shtyp, së bashku me Cristian Chivu. Mbrojtësi zikaltër e cilësoi Arsenalin si “një nga skuadrat më të mira të Europës”, por theksoi se Interi është gati për sfidën. “Do të duhet efikasitet, sepse çdo gabim mund të ndëshkohet. Duhet të jemi të pastër në zonën e golit dhe të luajmë si skuadër”, – u shpreh Akanji. Ai vlerësoi thellësinë e organikës së Arsenalit, duke nënvizuar se ka shumë lojtarë që mund të zëvendësojnë mungesat. Për marrëdhënien me Chivu tha: “Që nga fillimi kemi pasur raport shumë të mirë. Është gjithmonë i disponueshëm dhe jam shumë i lumtur këtu”. Akanji...