“Ajo që më tha Messi, vlen sa medalja e artë”, Lamine Yamal tregon bisedën me yllin argjentinas në fund të finales (video)

“Ajo që më tha Messi, vlen sa medalja e artë”, Lamine Yamal tregon bisedën me yllin argjentinas në fund të finales (video)

21 Korrik 2026 16:40 Telesport Një nga momentet më të bukura në finalen e madhe të Botërorit, Spanjë-Argjentinë, ishte përqafimi i ngrohtë mes Lamine Yamal dhe Leo Messit, në fund të takimit. Pas vërshëllimës të arbitrit, Yamal u shkëput nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shkoi përqafoi Messin dhe shkëmbyen një bisedë mes tyre. Në një intervistë të fundit për Metro, Yamal tregoi përmbajtjen e bisedës që shkëmbeu me Messin dhe sa e rëndësishme është ajo për të. “Lionel Messi është lojtari më i madh në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithmonë idhulli im. Kjo është arsyeja pse doja ta përshëndesja pas ndeshjes dhe t’i tregoja gjithë respektin tim. Ai më tha të vazhdoja të punoja dhe se e ardhmja i përket brezit tim....