Afrika e Jugut e pafat, Kanadaja shënon në frymën e fundit dhe siguron biletën për në 16-she (video)

Afrika e Jugut e pafat, Kanadaja shënon në frymën e fundit dhe siguron biletën për në 16-she (video)

Kanadaja është kombëtarja e parë që kualifikohet për në raundin tjetër, pra në 16 ekipet më të mira të turneut. Në sfidën e zhvilluar në Los Angeles, Kanadaja fitoi 0-1 ndaj Afrikës së Jugut, falë një goli në frymën e fundit. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 22-të, kur goditja me kokë e Derek Cornelius ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams. Në minutën e 44-të, Kanadaja pati tre tentativa të njëpasnjëshme për të gjetur golin, por Ronwen Williams u tregua sërish fantastik. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Richie Laryea rrëzohet në zonë pas kontaktit me mbrojtësin kundërshtar, por arbitri mendon se gjithçka është ok dhe vazhdon lojën normalisht. Pjesa e parë mbyllet...