“Acar” mes Chivu dhe Conte në TV, evitojnë përshëndetjen. Rumuni thumboi: Mjaft me ankesat për kalendarin
21 Janar 2026 14:03 Alfred Lleshi Rivaliteti mes Cristian Chivu dhe Antonio Conte duket i pashmangshëm, mes polemikave të vazhdueshme që nga fillimi i sezonit dhe një episodi televiziv, pas ndeshjeve ndaj Arsenalit dhe Kopenhagenit. Gjatë një lidhjeje në “Sky”, trajnerët u shfaqën në ekran të ndarë dhe u ftuan të përshëndeteshin. Reagimi i Chivu befasoi. Me shikim nga kamera, ai e mbylli menjëherë intervistën me “faleminderit të gjithëve, mirupafshim”, duke e lënë Conte të palëvizur në ekran. Fillimisht u mendua se ishte pasojë e polemikave të fundit, por hulumtimi më i kujdesshëm e shfajëson Chivu. Ai nuk kishte kufje në atë moment dhe ka gjasa të mos e ketë dëgjuar ftesën. Megjithatë, fjalët e Chivu për kalendarin tingëlluan si kundërpërgjigje ndaj Conte: “Dy ndeshje më...
Burimi:
telesport.al