Abissnet Superiroe: “Ringjallet” Tirana, por ende në fund. Dinamo mbetet pas treshes kryesore, ja renditja pas javës së 21-të
Java e 21-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi rivalitet të fortë, ndeshje të luftuara dhe rezultate që ndikuan drejtpërdrejt në renditje, duke e bërë edhe më interesante garën për kreun. Vllaznia doli fituese nga supersfida ndaj Partizanit, duke triumfuar 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky sukses i ngjiti shkodranët në vendin e parë të renditjes me 39 pikë, po aq sa Egnatia, e cila mban vendin e dytë. Në Ballsh, Bylisi dhe Egnatia ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2, në një ndeshje të luftuar dhe me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat treguan forcë në fazën sulmuese. Fitore të rëndësishme arriti edhe Tirana, e cila mposhti Flamurtarin 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe duke siguruar tre pikë të vlefshme...
Burimi:
telesport.al