ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e plota të javës së 27-të, ja si ndryshon renditja (foto)

ABISSNET SUPERIORE: Rezultatet e plota të javës së 27-të, ja si ndryshon renditja (foto)

9 Mars 2026 21:11 Telesport Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e kësaj të hëne me dy sfidat Dinamo City – Partizani dhe Egnatia – Teuta. Në përballjen e zhvilluar stadiumin “Air Albania”, Partizani arriti një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dinamo City-t. Skuadra e drejtuar nga Oltion Kernaja ngjitet kështu në vendin e katërt të renditjes me 42 pikë, duke u shkëputur me tre pikë nga vendi i pestë. Spektakël dhe emocione prodhoi edhe sfida e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës, ku Egnatia mposhti 4-2 Teutën, në një ndeshje të luftuar dhe me shumë ritëm që solli plot 6 gola. Ndërkohë, në sfidat e zhvilluara një ditë më parë, Flamurtari ndali ecurinë pozitive të Vllaznisë, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0...