“Abissnet Superiore” në statistika/ Vllaznia skuadra që ka shënuar më shumë, AF Elbasani ekipi me mbrojtjen më të mirë
Kampionati “Abissnet Superiore” po ofron emocione të mëdha çdo javë. Gara për kreun e tabelës është shumë e ngushtë, me diferencë vetëm një pikë mes vendit të parë (Vllaznia dhe Egnatia – 39 pikë) dhe të tretit (AF Elbasani – 38 pikë). Edhe gara në fund të tabelës është shumë interesante. Tirana, me formën e mirë të javëve të fundit, ka ngushtuar diferencën dhe është vetëm dy pikë larg Bylisit, që mban vendin e tetë. Mes tabelës, Vora është vetëm tre pikë larg Teutës, që mban vendin e pestë, duke treguar se çdo ndeshje është e rëndësishme. Me fillimin e vitit 2026, skuadra me ecurinë më të mirë është Vllaznia, e cila ka arritur tre fitore radhazi dhe tani mban kreun e renditjes. Vllaznia ka...
Burimi:
sportekspres.com