A ke menduar ndonjëherë të luash për Anglinë? David Raya “shtang” gazetarin me përgjigjen e tij
David Raya ishte përzgjedhur nga Spanja, për të dalë në konferencën për shtyp, para sfidës së parë në Botëror, atë ndaj Cape Verde, e cila do të luhet të hënën. Portieri i Arsenaliut iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, por dy prej tyre ishin më pikantet të themi. E para, Raya u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë të luante për Anglinë (duke qenë se karrierën e ka nisur pikërisht në Angli, që në moshë të vogël). “Kjo as që më ka shkuar ndërmend. Ndihem spanjoll dhe gjithmonë kam dashur të përfaqësoj Spanjën. Nuk do të ndihesha sikur po përfaqësoja Anglinë. Do të ndihesha si i huaj”, tha Raya. Pyetja e dytë ishte e zakonshmja se kush do të jetë portieri titullar i Spanjës...
Burimi:
telesport.al