9 gola të shënuar, PSG dhe Bayern dhurojnë spektakël në Paris. Kualifikimi mbetet i hapur (video)
Akti i parë i gjysëmfinales PSG-Bayern në Champions League do të mbahet mend gjatë, pas 9 golave të shënuar në supersfidën e luajtur në “Parc des Princes”. PSG fitoi 5-4. Bavarezët kaluan të parët në avantazh, falë një penalltie në minutën e 17-të, të shndërruar në gol nga Harry Kane. Kundërpërgjigjja e parizienve ishte e shpejtë, ku pas një aksioni të gjatë, asistit të Desire Doue dhe depërtimit të bukur brenda në zonë, ishte Khvicha Kvaratskhelia, i cili shënoi një gol tejet të bukur, duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 33-të, Olise tregon gjithë klasin e tij, duke u futur bukur brenda në zonë, por reflekset e portierit Matvey Safonov, bën që topi të përplaset në shtyllë. Menjëherë, kundërpërgjigje e shpejtë e parizienëve,...
Burimi:
telesport.al