45′ e para: Gabriel Jesus i pandalshëm ndaj Interit, Mbappe nuk fal as ndaj ish-ekipit të tij (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për raundin e shtatë, të parafundit për këtë fazë. Në supersfidën e kësaj jave, në “San Siro”, pjesa e parë në Inter-Arsenal është mbyllur 1-2. “Topçinjtë” gjetën të parët avantazhin që në minutën e 10-të. Pas një aksioni model, goditja e Jurrien Timber devijohet nga Gabriel Jeus dhe përfundon në portën e Yann Sommer. Petar Sucic barazoi shifrat për zikaltrit në minutën e 18-të me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 31-të, pas një goditjej këndi nga Bukayo Saka, Leandro Trossard asiston me kokë, Gabriel Jesus mposht me kokë Sommer, për herë të dytë. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po fiton 2-0 ndaj Monaco....
Burimi:
telesport.al