3 mijë “zemra” kuqezi në Varshavë/ ‘Avullojnë’ të gjithë biletat në dispozicion të Shqipërisë

3 mijë “zemra” kuqezi në Varshavë/ ‘Avullojnë’ të gjithë biletat në dispozicion të Shqipërisë

Në Varshavë, në këtë takim me historinë, Sylvinho dhe të besuarit e tij, do të kenë në krahë mbi 3 mijë “zemra” kuqezi që do të mbështetin ekipin përfaqësues përballë Polonisë. Ashtu siç e parashikon rregullorja, FSHF kishte në dispozicion vetëm 5% të stadiumit, afro 3 mijë tifozë. Me anë të një reagimi për mediat, Federata Shqiptare e Futbolli bëri me dije se të gjithë biletat që ishin në dispozicion për tifozerinë kuqezi janë shitur: “Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët tanë për ndeshjen Poloni-Shqipëri janë shitur, shkruan FSHF. Kjo ishte e pritshme, në një kohë kur vetëm në 24 orët e para, pasi biletat dolën në shitje, kishte mbi 10 mijë aplikime për një biletë. Të vetëdijshëm për këtë fakt, FSHF...