27 trajnerë të rinj marrin licensën UEFA C, FSHF në mbështetje edhe të shtresave në nëvojë

27 trajnerë të rinj marrin licensën UEFA C, FSHF në mbështetje edhe të shtresave në nëvojë

Është mbyllur me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Tiranës. Në total u diplomuan 27 kursantë, mes tyre edhe 2 vajza. Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, të cilët përgëzuan të diplomuarit dhe u uruan suksese në rrugën e tyre të mëtejshme profesionale. Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë mundësinë Sabail...