20 vite nga “Calciopoli”, flet Moggi: Nuk isha i pëlqyer nga Roma, ja çfarë bënte Milani me arbitrat
26 Qershor 2026 12:26 Alfred Lleshi 20 vite pas skandalit “Calciopoli”, ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, i cili u përjashtua përjetë nga futbolli, foli për “La Nazione”: “Juventusi i frikësonte të gjithë për shkak të forcës së tij, në ‘Calciopoli’ nuk ka asnjë provë për krime të klubit bardhezi. Ne nuk kërkuam kurrë të fitonim një ndeshje padrejtësisht, të tjerët e bënë. A kishte paragjykime? Shumë. Avokati im tha: I hetuari është më mirë të zgjidhet sesa të kërkohet. Ata më zgjodhën mua”. Sipas Moggit, disa të vërteta u fshehën: “Në vitin 2005, kur Ibrahimovic u pezullua me tri ndeshje, Milani e dinte paraprakisht se apeli do të pranohej. Gjithashtu, para Fiorentina-Milan, Meani i kërkoi arbitrit De Santis të mos ndëshkonte Nestën me karton...
Burimi:
telesport.al