17 klube në 17 vjet, karriera e Armando Sadikut në 3 kontinente e pazakontë

17 klube në 17 vjet, karriera e Armando Sadikut në 3 kontinente e pazakontë

Adriatik BALLA Kur një lojtar profesionist luan për katër klube në tri vende të ndryshme ngjan si një zog shtegtar. Për Armando Sadikun ky term arsyetohet plotësisht. Sulmuesi i qendrës ka luajtur në plot 17 klube, në tetë shtete e tri kontinente përgjatë 17 vjetëve karrierë në futbollin profesionist. Sadiku e ka shëtitur botën, jo vetëm në aspektin gjeografik. Ai ka luajtur ndeshje në shtëpi në nivel të detit dhe në lartësi mbidetare prej 4000 metra. Në vende ku të tjerët zhyten në ujë apo ngjiten në male, Sadiku ka kërkuar gola. Që nga vera e vitit të kaluar ai luan për Bellinzonan në kategorinë e dytë të Zvicrës dhe i ka shënuar pesë gola. Ish-reprezentuesi i Shqipërisë e kaloi vitin e parë si profesionist...