12 vjet nga ndeshja e parë e njohur nga FIFA, si e hapi Kosova rrugëtimin e saj të suksesshëm ndërkombëtar

12 vjet nga ndeshja e parë e njohur nga FIFA, si e hapi Kosova rrugëtimin e saj të suksesshëm ndërkombëtar

Adriatik BALLA 12 vjet më parë, më 5 mars 2014, u shënua fillimi i një kapitulli të ri në historinë e futbollit kosovar, që shpërtheu izolimin shumëvjeçar dhe të padrejtë. Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë ishte i mbushur i tëri me 17 mijë shikues, të cilët po përkrahnin Kosovën në miqësoren e parë ndërkombëtare, të cilat u lejuan nga FIFA. “Ndeshja miqësore kundër Haitit në stadiumin “Adem Jashari” shënoi fillimin e rrugëtimit tonë zyrtar nën patronazhin e FIFA-s. Nga ai barazim pa gola nisi marshimi drejt pranimit në UEFA dhe FIFA, që u kurorëzua në vitin 2016, si dhe drejt sukseseve që sot na bëjnë krenarë”, shkruan Federata e Futbollit e Kosovës. Në fushë Kosova e udhëhequr nga kapiteni i atëhershëm, Anel Rashkaj, kishte dominuar...