11 gola në 6 ndeshje, Mbappé dominon renditjen e shënuesve më të mirë të Champions-it
22 Janar 2026 13:56 Alfred Lleshi Kylian Mbappé konfirmohet protagonist absolut i Champions League 2025-2026. Me dopietën ndaj Monaco, në fitoren e bujshme 6-1 të Real Madridit, ylli francez e çoi në 11 numrin e golave të shënuar në vetëm 6 ndeshje, duke u shkëputur nga Harry Kane, i cili pavarësisht një dopiete mbetet 4 gola pas. Pasi mungoi në javën e gjashtë, Mbappé kishte mahnitur më herët kundër Olympiacos, ku shënoi 4 gola, përfshirë “hat-trick” e dytë më të shpejtë në historinë e kompeticionit. Në fillim të sezonit, 3 golat e parë erdhën nga penalltia; 2 ndaj Marseille dhe një kundër Kairat Almaty, përpara se të shënonte 2 gola nga loja për të kompletuar “hat-trick” e parë të fazës së grupeve 2025-2026. Pas tij...
Burimi:
telesport.al