Spiunazh për Rusinë, arrestohet në Britani ushtari amerikan, 41-vjeçari nën hetim nga FBI dhe kundërzbulimi britanik
Një pjesëtar i Ushtrisë Amerikane është arrestuar në Britani, në kuadër të një hetimi për spiunazh të dyshuar të lidhur me Rusinë, njoftoi të martën policia britanike. Policia Metropolitane bëri të ditur në një deklaratë se 41-vjeçari u arrestua pranë Gloucester-it, në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Njësia e Policisë Kundër Terrorizmit (CTP), në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet amerikane, ushtrinë amerikane dhe FBI-në. “Ai u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprave penale sipas Seksionit 1 dhe Seksionit 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare (NSA) të vitit 2023”, thuhet në deklaratë. Policia Metropolitane bëri të ditur se, në kuadër të hetimit, oficerët po kryejnë kontrolle në dy ambiente në Gloucestershire. “Vendi me të cilin lidhen akuzat është Rusia”, shtoi ajo. Zëvendëskomisionerja e...
Burimi:
syri.net